Diskutohet roli i parlamenteve të Ballkanit për luftimin e ekstremizmit
Prishtinë, 30 nëntor - Sot do të mbahet tryeza rajonale për rolin e parlamenteve të Ballkanit Perëndimor në mbikëqyrjen e masave të zbatuara për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, organizuar nga Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF).
Të ftuar në këtë tryezë janë anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe anëtarë të komisioneve të tjera, si dhe deputetë të vendeve të rajonit.