Diskutohet roli i mediave në parandalimin e ekstremizmit
Prishtinë, 9 tetor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është duke implementuar projektin me titull: Rrëfimi i dy qyteteve - ekstremizmi i dhunshëm dhe kundërpërgjigja në komunat e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
Ky projekt mbështetet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe qëllimi i tij është që të rritet aktivizmi dhe vetëdijesimi qytetar, të kontribuojë në promovimin e paqes dhe tolerancës në vend, si dhe parandalimin e përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë.
Në kuadër të këtij projekti, QKSS organizon tryezë më temën Roli i mediave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë e cila ka për qëllim përdorimin e mediave si faktorin kyç në drejtim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.
Pjesë e diskutimit do të jenë edhe diskutimi i ideve të reja për kundërpërgjigje ndaj propagandës së grupeve ekstremiste.
Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të mediave, OJQ-të, përfaqësuesit e komunitetit mysliman në Kosovë, student, përfaqësuesit nga zyra e BE-së, si dhe akterë tjerë relevant.