Diskutohet raporti kundër dhunës në Familje për vitin 2012,
Prishtinë, 29 mars - Sot është mbajtur takimi i radhës i Grupit Koordinues Ndër-Ministror Kundër Dhunës në Familje për Raportin e Progresit 2012 dhe Miratimin e Procedurave Operative të veprimit për trajtimin e dhunës në Familje, takim ky i kryesuar nga Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje, Daut Xhemajli.
Në takim, Koordinatori Xhemajli ka bërë të ditur se janë duke punuar për krijimin dhe promovimin e një opinioni të fuqishëm kundër dhunës në familje, me çrast ka prezantuar edhe draft raportin për vitin 2012, në të cilin janë definuar aktivitetet, sfidat, konkluzionet dhe rekomandimet për hapat e mëtejmë për përmirësimin e gjendjes në luftën kundër dhunës në familje.
Është punuar dhe është konstatuar ngritje e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve kompetente, sidomos ngritje e nivelit të stafit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, përmes trajnimeve të organizuara në fusha të caktuara dhe këtu duhet veçuar kontributin e Organizatave të ndryshme ndërkombëtare përmes Programit të përbashkët të UNKT-së mbi dhunën në familje dhe OSBE-së, të cilat ndihmuan për ngritjen e vetëdijes për dhunën në familje, për përmirësimin e qasjes në shërbime, fuqizimin e hallkave të zinxhirit të shërbimeve për parandalimin, mbrojtjes dhe ri-integrimin e viktimave të dhunës si dhe ndihma konkrete për pavarësinë ekonomike të tyre.\"
\"Raporti i Progresit për vitin 2012, është një përmbledhje e raporteve të secilit institucion të Kosovës dhe donatorëve, të cilët me Programet e tyre mbështetën dhe avancuan rolin e mekanizmave vendor për luftimin dhe suksesin e kësaj lufte kundër dhunës në familje dhe për barazi gjinore, tha Koordinatori Xhemajli.
Gjatë diskutimit për draft raportin për vitin 2012, anëtarët e grupit paraqiten sugjerimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me finalizimin e raportit.