Diskutohet për zbatimin e legjislacionit në luftimin e korrupsionit
Prishtinë, 6 dhjetor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të Java kundër korrupsionit #bashkeendreqim do të organizojë sot tryezën me temë Mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit dhe politikave në luftimin e korrupsionit.
Java kundër korrupsionit është aktivitet i përbashkët nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Çohu, Demokraci Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë.
IKD gjatë kësaj tryeze do të prezantoj edhe raportin preliminar të monitorimit të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, i cili i referohet periudhës tre mujore korrik, gusht, shtator 2016.
Më ketë rast ushtruesja e detyrës së shefes së Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Colleen Hyland, do të marrë pjesë në tryezë ku edhe do të mbaj një fjal rasti.
Pritet të marrin pjesë edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Shefi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, Udhëheqësi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, Shefi i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, dhe koalicioni i OJQ-ve.