Diskutohet për të drejtat e njeriut dhe raportimin medial
Prishtinë, 28 tetor - Me qëllim të diskutimit të përbashkët lidhur me raportimin medial në Kosovë dhe çështje që shënjojnë debatin e vazhdueshëm lidhur me lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, kundrejt të drejtës së privatësisë, nxitjes së dhunës apo urrejtjes dhe rrezikimit të sigurisë, Avokati i Popullit organizon tryezën e rrumbullakët me temë \"Të drejtat e Njeriut dhe Raportimi Medial\".
Tryeza do të shërbejë për të nxjerrë konkluzione dhe rekomandime që do të shërbenin për të ruajtur balancën e domosdoshme të të drejtave dhe lirive të garantuara, brenda një hapësire shoqërore diverse, çfarë është Kosova.