29 Prill 2024

Diskutohet për Sigurinë në Bashkësi dhe procesin e ri-integrimit

Prishtinë, 24 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mbajtën sot një takim me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, ku u diskutua për: “Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi- roli dhe përgjegjësitë në komunë” dhe për ri-integrimin e personave të riatdhesuar.

Në këtë takim morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme,Izmi Zeka, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Basri Musmurati dhe disa prej kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës.

Ky takim me kryetarë të komunave ka dalë si rezultat i rekomandimeve të anëtarëve të grupit punues për mbikëqyrjen e implementimit të Strategjisë Nacionale dhe Planit të Veprimit për Siguri në Bashkësi 2011-2016, për të njoftuar këshillat komunale për siguri në bashkësi lidhur me plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 27/2012.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, pasi përshëndeti të pranishmit, njoftoi për procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar.

Ai tha se ky proces është i vështirë dhe kërkon një mobilizim të gjithë shoqërisë, mirëpo rol kyç luajnë institucionet e nivelit qendror dhe ato të nivelit lokal.

“Meqenëse të gjithë këta persona kthehen në vendin e origjinës nëpër komunat tuaja, ju lus që të merren seriozisht kërkesat e tyre dhe t’iu ndihmohet shtetasve tanë. Ne kemi fondin  për ndërtimin dhe ri-ndërtimin shtëpive të personave që riatdhesohen, por kërkoj nga komunat që të ndihmohet në dokumentacion për ndërtim dhe në disa raste të ndahen parcela për ndërtim të shtëpive”, tha Zeka.

Zëvendësministri Zeka, theksoi se me rekomandim të Komisionit Evropian është decentralizuar procesi i vendimmarrjes dhe të gjitha shërbimet do të vijnë pas vendimeve të Komisioneve Komunale për ri-integrimin e personave të riatdhesuar.

Në këtë takim, foli edhe zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Basri Musmurati, kryetarët e komunave dhe zyrtarët e lartë të përshirë në këtë proces. Takimi i sotëm është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)