24 Dhjetor 2024

Diskutohet për rolin e grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë

Prishtinë, 16 nëntor - Me rastin e përvjetorit të miratimit të Rezolutës 1325 e OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me UN-Women, organizojnë konferencën, me temën “Roli i grave në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë”.  

Në këtë ngjarje, përveç përfaqësueseve nga institucionet publike, shoqërisë civile dhe mediave, do të marrin pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe Koordinatorja për zhvillim nga Kombet e Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Me kumtesa të veçanta dhe diskutim të përbashkët do të trajtohet progresi i arritur dhe sfidat, sa i përket përfaqësimit të barabartë gjinor në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu, diskutimet  do të fokusohen në arritjen e përfaqësimit të plotë, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe kuptimplotë të grave në proceset e paqes dhe sigurisë, duke adresuar sfidat në nivele individuale, komunitare dhe institucionale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)