Diskutohet për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë
Prishtinë, 7 shtator - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Artpolis organizojn tryezën e diskutimit me temë: “Një sistem i shfrytëzuar pak: Gjendja aktuale e kornizës së të drejtave të njeriut në Kosovë”.
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutojë përmirësimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë duke e angazhuar në mënyrë aktive shoqërinë civile në monitorimin dhe rritjen e trysnisë publike mbi strukturat gjyqësore dhe jo-gjyqësore për të drejtat e njeriut.
Raporti është pjesë e një serie botimesh të parapara në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive” nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis.
Projekti synon që, mbi të gjitha, të përmirësojë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë duke e angazhuar në mënyrë aktive shoqërinë civile në monitorimin dhe rritjen e trysnisë publike mbi strukturat gjyqësore dhe jo-gjyqësore për të drejtat e njeriut, në përmbushjen e mandatit të tyre për të drejtat e njeriut.
Ngjarja e formatit të diskutimit në tryezë të rrumbullakët ka për qëllim që të mbledhë hisedarët kryesorë për të drejtat e njeriut në Kosovë për të diskutuar dhe rrumbullakuar së bashku gjetjet dhe rekomandimet kryesore të publikimit të parë.
Ngjarja do të zhvillohet në Qendrën e Konferencave “Orion”, ku janë ftuar përfaqësuesit kryesorë të institucioneve gjyqësore dhe jo-gjyqësore për të drejtat e njeriut në Kosovë, dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, sipas mundësisë.