Diskutohet për raportet e fuqive ushtarake në rajon
Prishtinë, 2 shkurt - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën me titull Kosova në kontekst rajonal, alternativat kundrejt dialogut me Serbinë, dhe raportet e fuqisë ushtarake në rajon.
Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, këtë vit përveç lansimit të të dhënave të Barometrit Kosovar të Sigurisë - Edicioni Special me trendet e perceptimeve të qytetarëve të Kosovës kundrejt Politikës së Jashtme dhe Dialogut me Serbinë do të organizojë dy panele që do të trajtojnë tema kyçe për Kosovën.
Kjo konferencë ka për qëllim të jep përgjigje shqetësimeve për të ardhmen e dialogut me Serbinë si dhe fuqive ushtarake në rajon duke sjellur një numër të politikbërësve, studiuesve, akademikëve, dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të diskutuar gjetjet kryesore të perceptimeve të qytetarëve ndaj bashkëpunimit rajonal, dialogut me Serbinë.
Fokus të veçantë në diskutimet e panelit do të jenë alternativat që ka Kosova në raport me Serbinë, si dhe rritja e fuqisë ushtarake në rajon, dhe nevoja për transformim të Forcës së Sigurisë të Kosovës në ushtri.