17 Janar 2025

Diskutohet për privatizimin e shërbimeve të sigurisë në Kosovë

Prishtinë, 29 nëntor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), organizon tryezën e diskutimit me titull “Zhvillimi, Mandati dhe Mbikqyrja e Kompanive Private të Sigurisë”. 

Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi rreth privatizimit të shërbimeve të sigurisë në Kosovë, kornizën ekzistuese ligjore për këtë sektor dhe mandatin e KPS-ve, si dhe te drejtat e punëtorëve në këtë sektor.

Gjatë prezantimit të hulumtimit do të diskutohet për kompanitë private të sigurisë si akter me rëndësi në arkitekturën e përgjithsme të sigurisë në Kosovë.

Po ashtu do të diskutohet se sa është numri i punonjësve në këtë sektor, dhe a e arrin ky numër atë të pjesëtarevë të policisë së Kosovës, si menaxhohen kompanitë privatë të sigurisë në Kosovë, dhe a respektohen të drejtat e punëtorëve në këtë sektor dhe kush e mbikqyr këtë sektor, dhe cfarë ka sjellë incidentet me punëtorët e KPS-ve sikur rasti Bon Vivant dhe Albi Mall.

Ky aktivitet synon të sjellë ekspert të pavarur nga Kosova, një numër të politikbërësve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, mediave, organizatave ndërkombetare, institucioneve të sigurisë, për të diskutuar rreth privatizimit të shërbimeve të sigurisë në Kosovë, kornizën ekzistuese ligjore për këtë sektor dhe mandatin e KPS-ve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)