18 Janar 2025

Diskutohet për Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit

Prishtinë, 22 qershor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me programin për ndërtim të paqes dhe të drejtat e njeriut në kuadër të Universitetit të Kolumbias të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot mban konferencën “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit”.

Në këtë konferencë mbi rolin e edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm tek të rinjtë do të flasin  David L. Philips – drejtor i programit për ndërtim të paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin e Kolumbias, Dr. Dukagjin Pupovci – drejtor i Qendrës Kosovare për Arsim, z. Arben Çejku – drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të mirë, si dhe do të moderohet nga Dr. Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i QKSS.

Ky aktivitet ka për qëllim të sjellë së bashku ekspertë të pavarur nga Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një numër të politikbërësve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, medias, organizatave ndërkombëtare, institucioneve të sigurisë, si dhe komuniteteve fetare në Kosovë për të diskutuar mbi rolin e edukimit në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm.

Derisa është aktivitet në vazhdën e e përpjekjeve në rritje të QKSS në bashkëpunim me partnerët e tjerë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)