Diskutohet për parandalimin e ekstremizmit fetar
Prishtinë, 28 qershor - Misioni i OSBE-së së bashku me Policinë e Kosovës do të mbaj konferencë dy ditore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.
Konferenca do ti bashkojë përfaqësuesit e agjencive të zbatimit të ligjit, bashkësitë fetare, shoqërinë civile dhe mediat ku do të shqyrtohen qasjet multidisiplinare në adresimin e kërcënimeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në Kosovë.
Pjesëmarrësit do të shtjellojnë edhe masat e ndërmarra deri më tani për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ata.
Majori Fatos Makolli, drejtor i Drejtorisë kundër terrorizmit pranë Policisë së Kosovës dhe Naim Hoxha, Këshilltar për Krim të Organizuar pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë, do ti paraqesin fjalët hyrëse.