Diskutohet për Holokausti në Kosovë dhe rajon
Prishtinë, 27 nëntor - Ambasada Gjermane në Prishtinë dhe Forum ZFD organizojnë ngjarjen publike me temë "Holokausti në Kosovë dhe rajon: Një përmbledhje e dokumenteve historike".
Ngjarja zhvillohet me rastin e botimit të fundit "Europa Juglindore e pushtuar dhe Italia" në kuadër të serisë "Përndjekja dhe vrasjet e hebrenjve europianë nga Gjermania naziste 1933-1945".
Kjo seri mbledh dokumente historike mbi holokaustin, i përkthen ato në gjuhën gjermane dhe i prezanton sipas rajonit të cilave iu referohen.
Paneli i përbërë nga dy autorë dhe dy studiues të temës do të paraqesë dhe shtrojë për diskutim dokumentet që iu referohen holokaustit në Kosovë.