15 Janar 2025

Diskutohet ngritja e nivelit të sigurisë në komunën e Mitrovicës

Mitrovicë, 23 mars - Në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve, kryesuar nga nënkryetari, Safet Kamberi, në mes të tjerash është diskutuar për ngritjen e nivelit të sigurisë në objektin e komunës, pas vlerësimeve se sigurimi aktual i objektit nuk është në nivelin e duhur.

Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Abdullah Bejtullahu, tha se nuk është i kënaqur me sigurinë në objektin e komunës, prandaj edhe kërkoi angazhimin e një kompanie private për sigurimin e objektit 24 orë.

“Aktualisht si rojtarë në komunë punojnë 4 persona, që është numër i pamjaftueshëm. Mendoj se do të ishte mirë që të angazhohet një kompani private e sigurisë, ndërkaq punëtorët aktual, do të mund të kyçeshin në punë të tjera, ku edhe ashtu kemi mungesë të punëtorëve, sidomos në gjendjen civile”, tha Bejtullahu.

Nënkryetari Kamberi, tha se ngritja e nivelit të sigurisë është e nevojshme dhe duhet vepruar në këtë drejtim. Mirëpo,  tha ai,  duhet të shqyrtohen edhe mundësi të tjera për zgjidhjen e kësaj çështje, pasi që angazhimi i një kompanie private mund të ketë kosto më të lartë.

Drejtori i bujqësisë, Nasuf Aliu, e njoftoj bordin me ecurinë e procesit për dhënie të serrave. “Konkursi për aplikim për serra është mbyllur dhe është themelua komisioni për përzgjedhjen e përfituesve të serrave. Gjatë afatit të përcaktuar kanë aplikuar 110 fermerë dhe varësisht nga hapësira për serra që ata do të kërkojnë, përcaktohet edhe numri i serrave që do të financohen”, tha Aliu.

Sipas tij, në rast se shumica e aplikantëve kanë kërkuar serrë për një hektar tokë, atëherë numri i serrave do të jetë më i vogël, ndërkaq nëse aplikohet më shumë për serra për gjysmë hektari, kjo do të ndikon në shpërndarjen e një numri më të madh të tyre.

Drejtori i infrastrukturës, Blerim Baruti, informoj mbi punët që janë duke u realizuar për përfshirjen e fshatit Vërrnicë në ujësjellësin rajonal “Mitrovica”, ku tashmë janë përfunduar punët në stacionin e pompave, ndërkaq janë duke pritur për rrjetin shpërndarës.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)