Diskutohen sfidat aktuale të sigurisë për Ballkanin Perëndimor
Prishtinë, 20 nëntor - Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, organizon konferencën ndërkombëtare: Sfidat Aktuale të Sigurisë për Rajonin e Ballkanit Perëndimor- të Adresuara nëpërmjet Përgjegjësisë dhe Bashkëpunimit të Përbashkët.
Përveç panelistëve kryesorë, specialiste te ketyre temave, ne kemi ftuar ekspertë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, si anëtarë të panelit diskutues, për të ndarë perspektivat e tyre për këto tema.
Konferenca përfshinë këto tri sfida kryesore e sigurise.
Islami politik si një pikë referente për një spektër të gjerë të aktiviteteve politike në gjithë botën duke çuar në erupsionin e padëgjuar më parë të fesë Islame në rrafshin e politikave sekulare duke paraqitur një shtrembërim ose çrregullim të praktikës fetare të rregullt. Pasojat nga ky radikalizim i Islamit në rajon shihen si një kërcënim direkt për secilin vend, por edhe për gjithë stabilitetin rajonal dhe paqen e dëshiruar që nga përfundimi i luftërave dhe konflikteve të fundit në rajon.
(Pa) Siguria Kibernetike: Sfidat nga ky kërcënim mjaft i ri dhe në veçanti mundësitë e bashkëpunimit rajonal kundër këtyre kërcënimeve. Kërcënimet kibernetike pjesërisht përdoren në shumë kërcënime tjera për sigurinë si: terrorizmi i organizuar, Islami politik, krimet financiare, por edhe në mbështetje të trafikimit dhe kontrabandës.
Brishtësia e shtetit: çështjet si, qeverisja e keqe, strukturat jo demokratike, dobësitë socio-ekonomike, mungesa e energjisë, shkatërrimet mjedisore, frustrimet për shkak të rrugës së gjatë për anëtarësim në BE (veçanërisht lidhur me rajonin e EJL) të gjitha këto janë faktorë ndikues që shtetet në rajon i bëjnë më të brishta ose pothuajse shtete të dështuara dhe potencialisht burime të krimit të organizuar, korrupsionit dhe të aktiviteteve terroriste.