Diskutohen rreziqet që i kanosen Mitrovicës nga projektet e Serbisë
Prishtinë, 17 maj - Lëvizja Vetëvendosje! në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës do të organizojë sot në Prishtinë tribunën "Ura mbi Ibër", ku do të diskutohet mbi rreziqet që i kanosen Mitrovicës nga projektet e Serbisë.
Në tribunë do të flasin Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Koordiantori i Qendrës së Lëvizjes në Mitrovicë, Faruk Mujka.
Në fund të fjalimeve do të mbahet debat me të pranishmit.