Diskutohen mënyrat për të luftuar korrupsionin
Prishtinë, 8 dhjetor - Për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, UNDP, në bashkëpunim me qeveritë zvicerane, daneze dhe norvegjeze, do të organizojnë sot një diskutim të hapur të titulluar Cili është perceptimi publik për korrupsionin dhe mënyrat e suksesshme për ta luftuar atë, të enjten, më 8 dhjetor, në klubin letrar Dit e Nat.
Ky diskutim është pjesë e aktiviteteve që po mbahen gjatë gjithë javës, prej 5 deri më 9 dhjetor, me qëllim të ndërgjegjësimit mbi nivelin e korrupsionit në Kosovë, ku panelistët do të përpiqen tiu përgjigjen pyetjeve si: çka nevojitet që zyrtarët anti-korrupsion të kenë sukses?
A bëhet fjalë për vullnetin politik; legjislacionin e përmirësuar; mbrojtjen e informatorëve; kapacitetet teknike të policisë dhe prokurorisë; burime më të mëdha njerzore dhe financiare për organet që luftojnë korrupsionin?
A janë qytetarët më të interesuar në transparencë dhe llogaridhënie apo më shumë dëshirojnë ti shohin politikanët tek përballen me akuza për korrupsion para gjykatësit?
Këto janë disa nga çështjet që do të shtjellohen gjatë Bisedës së hapur për të Luftuar Korrupsionin.
Panelistë në këtë diskutim të hapur për publikun do të jenë Alessandra Roccasalvo, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Ruairi OConnell, Ambasadori Britanez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, Ambasadori Norvegjez në Kosovë, dhe Patrick Ettiene, Drejtor i Agjensionit Zviceran për Zhvillim në Kosovë.