Diskutohen masat parandaluese për luftimin e terrorizmit
Prishtinë, 19 prill - Partners-Kosova Center for Conflict Management, në kuadër të projektit: Angazhimi publik i të rinjve, përmes Paqes dhe Pajtimit, kundër Joteolerancës dhe Radikalizmit të përkrahur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, organizon sot debatin me temë "Masat parandaluese për luftimin e fenomenit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar që shpie në terrorizëm.
Debati do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Kaçanikut.
Qëllimi i mbajtjes së këtij debati është që të diskutohet se cilët duhet të jenë hapat konkret që duhet të ndërmarrin akterët e shoqërisë në nivel komunal, për luftimin e radikalizmit fetar që shpie në terrorizëm.
\"Ne synojmë që nga ky debat të dalim me rekomandime të vlefshme, se si të parandalohet kjo dukuri shqetësuese për shoqërinë\", thuhet në njoftimin e Partners-Kosova.
Në këtë debat do të marrin pjesë përfaqësues nga Drejtoria kunder Terrorizmit në nivel nacional, përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame nga Kaçaniku, përfaqësues nga Stacioni policor, përfaqësues nga Drejtoria e Arsimit, Drejtor të shkollave të Mesme, përfaqësues nga Këshillat e prindërve, përfaqësues nga Këshillat e nxënësve, përfaqësues nga Gjykatat, përfaqësues nga Prokuroria, Nxënës, Qytetar, Gazetar, Mediat, TV, si dhe Këshilli i Sigurisë në Bashkësi.