Diskutohen masat parandaluese për luftimin e terrorizmit
Prishtinë, 13 prill - Në kuadër të projektit: Angazhimi publik i të rinjve, përmes Paqes dhe Pajtimit, kundër Joteolerancës dhe Radikalizmit, Partners Kosova - Qendra për Menaxhimin e Konflikteve nga Prishtina të përkrahur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, organizon debatin me temën \"Masat parandaluese për luftimin e fenomenit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar që shpie në terrorizëm
Qëllimi i mbajtjes së këtij debati është që të diskutohet se cilët duhet të jenë hapat konkret që duhet të ndërmarrin akterët e shoqërisë në nivel komunal, për luftimin e radikalizmit fetar që shpie në terrorizëm.
Partners-Kosova synojnë që nga ky debat të dalim me rekomandime të vlefshme, se si të parandalohet kjo dukuri shqetësuese për shoqërinë.
Në këtë debat do të marrin pjesë përfaqësues nga Drejtoria kunder Terrorizmit në nivel nacional, përfaqësues të Bashkësive Fetare nga Vitia, përfaqësues nga Stacioni policor, përfaqësues nga Drejtoria e Arsimit, Drejtor të shkollave të Mesme, përfaqësues nga Këshillat e prindërve, përfaqësues nga Këshillat e nxënësve, përfaqësues nga Gjykatat, përfaqësues nga Prokuroria, Nxënës, Qytetar, Gazetar, Mediat, TV, Radiot, si dhe Këshilli i Sigurisë në Bashkësi