Diplomon gjenerata e 53-të e zyrtarëve policor të Kosovës
Vushtrri, 25 mars - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 53-të e zyrtarëve policor, kadetë të Policisë së Kosovës.
Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit do të jenë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë.