Diplomon gjenerata e 43-të e zyrtarëve policor
Prishtinë, 13 korrik - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 43 -të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të Policisë së Republikës së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësues nga ambasadat e huaja në Kosovë.