16 Janar 2025

Diplomojnë kadetët e Forcës se Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 12 korrik - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë e diplomimit të kadetëve, gjenerata 2017 të Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës se Sigurisë së Kosovës.

 Ceremonia e diplomimit do të zhvillohet sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj.

Ceremoninë e diplomimit të kadetëve të QSU-së të FSK-së nga afër do ta përcjellin edhe liderë shtetërorë si dhe ministri për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) Haki Demolli, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Giovanni Fungo, drejtori i NALT-it gjeneral brigade Dietmar Mosman, zëvendës drejtori i NALT-it Mark Theobalt, ambasadorët, atashetë e akredituar në Kosovë, stafi i lartë i MFSK/FSK, familjarët e kadetëve si dhe oficerë, nënoficerë dhe ushtar të FSK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)