Diplomoj gjenerata e 40 e Oficerëve Korrektues
Në fjalën e tij para të pranishmëve të kësaj ceremonie, Ministri Hajredin Kuçi tha se sot po bëhet përmbyllja e një aktiviteti të shtuar të arkitekturës së drejtësisë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, me çrast ka vlerësuar punën e bërë gjatë këtyre javëve në Akademinë e Sigurisë.
Jam i nderuar që para meje gjenden gardian që janë të gatshëm të kontribuojnë për sigurinë, rendin dhe drejtësinë në vendin tonë. Ky është një lajm shumë i mirë për drejtësinë kur i shtohet një numër i ri i gardianeve që njëherit është hallka e fundit në sistemin e drejtësisë. Nuk ka sistem të drejtësisë adekuat pa punë dhe angazhim adekuat të gardianeve, pavarësisht punës që bëjnë hetuesit dhe zbatuesit tjerë të ligjit, ka thënë Ministri Kuçi.
Ministri Kuçi para të pranishmëve tha se Ministria e Drejtësisë ofron mbështetje të plotë për Shërbimin Korrektues. Shpresoje dhe dua të bindem që do të krenohem me ju dhe me punën tuaj. Lirisht mund të them se nga sot fillon një etapë e re për shërbimin e gardianeve, tha Kuçi.
Shefi i Sektorit të Fuqizimit në EULEX, Peter Bach, pasi përshëndeti certifikimin e oficerëve të ri korrektues, duke e vlerësuar këtë ngjarje si një e arritur e veçantë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, premtoi vazhdimin e mbështetjes së misionit të EULEX-it për këtë shërbim. Bach theksoi se kemi përcjellur trajnimin tuaj me kujdes dhe nga afër dhe kemi ardhur në përfundim se keni treguar rezultate shumë të mira. Iu përgëzojë për vendimin tuaj të zgjedhjes së kësaj karriere.
Ndërsa drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi duke folur për të arriturat e Akademisë së Policisë, ka veçuar regjistrimin e gjeneratës se dytë në fakultetin e sigurisë publike si rezultat i binjakëzimit me komisionin evropian, ku 43 student pas diplomimit do të kenë kompetenca menaxheriale.
Njëherit Drejtori Smakiqi njoftoi Ministrin Kuçi se janë duke ndjekur trajnimin 24 pjesëtar të emergjencave që shumë shpejtë pritet të diplomojnë dhe të dalin në terren. Kërkojë nga të posa diplomuarit që të kryejnë detyrën e tyre me korrektësi dhe të jenë sa me profesional dhe me respektim të plotë të të drejtave të njeriut, tha në fund të fjalës së tij Smakiqi.