Diplomoi gjenerata e 41-të e Policisë së Kosovës
Prishtinë, 16 korrik - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sot diplomoi gjenerata e 41-të e Policisë së Kosovës. Gjenerata ka 75 pjesëtarë, të cilët gjatë trajnimit të modifikuar 12 javor janë trajnuar sipas planprogramit të dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Në ceremonisë e diplomimit morën pjesë, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, U.D i drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, drejtori i Shkollës së Trajnimit Policor në Nazili të Turqisë, Ahmet Pala etj.
Drejtuesit e Policisë së Kosovës u zotuan se do të jenë të përkushtuar për të garantuar rend dhe ligj në tërë territorin e Kosovës.
U. D i drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi duke përshëndetur të pranishmit në emër të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit tha se, çdo pjesëtarë i policisë do ta kryej punën e tij me dinjitet dhe përkushtim të plotë.
Profesioni që ju keni zgjedhur është profesion fisnor, sepse ju jeni ata që do ta mbroni vendin dhe do të vendosin rend dhe rregull në Kosovë. Gjenerata e juaj dhe gjenerata tjera do ti mbrojë vlerat e çdo qytetari të Kosovës pa dallim feje, etnie, race apo gjinie, theksoi ndër të tjera Selimi
Ndërsa, Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Shermet Ahmeti theksoi se, policët që sot diplomuan do të jenë një faktor i rëndësishëm i ruajtjes së sigurisë, rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Objektivi i trajnimeve tona ka qenë dhe është që Policia e Republikës së Kosovës të punojë mbi bazën e vlerave më themelore të civilizimit njerëzorë e demokratik, ligjshmërinë, mosdiskriminimin, lirinë, barazinë, profesionalizmin, bashkëpunimin me komunitetin, efikasitetin në detyrë dhe respektimin e vlerave të tjera demokratike që kanë bëjnë me mbrojtjen e çdo qytetari të Republikës së Kosovës, tha Ahmeti.
Zëdhënësja e gjeneratës së 41-të të Policisë së Kosovës, znj.Ruke Dobraj tha se, që nga dita e sotme zbatuesve të ligjit ju bashkua edhe një gjeneratë e re të cilët do të na kenë përkrahë me plotë përgjegjësi morale, profesionale dhe do ti kryejmë me nderë të gjitha detyrat.