Dino Asanajn e therin me thikë
Prishtinë, 14 qershor - Kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Dino Asanaj, është therur me thikë pak çaste më parë.
Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, nuk ka dashur të komentojë shumë për rastin, por ka thënë se lidhur më këtë incident ka marrë informacion nga linja telefonike ndihmëse e Policisë.
Njoftimte nga Qëndra Klinike Universitare e Kosovës bën të ditur se Asanaj është therrur tre herë më thik dhe gjendet në një gjendje të rëndë ku edhe po trajtohet në QKU.