Digjet vetura e policit Zoran Radunoviç në veri të Kosovës
Mitrovicë, 16 janar - Vetura private e pjesëtarit të policisë së Kosovës, Zoran Radunoviç është përfshirë nga flakët mbrëmë në pjesën veriore të Kosovës.
Lajmi u kumtua nga Shërbimi Policor i Kosovës, me ç`rast zëdhënësi Besim Hoti deklaroi se vetura e pjesëtarit Radunoviç plotësisht është djegur dhe shkatërruar dhe se deri tani nuk dihen motivet e këtij sulmi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e KFOR-it dhe EULEX, që pritet sot të deklarohen lidhur me sulmin ndaj pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës.