Digjet objekti i ish-NSH-së Agimi në Gjakovë
Gjakovë, 7 maj - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth ores 11:00 në rrugen Sadik Stavileci në Gjakovë, ish ndërmarrja shoqërore Agimi ishte përfshirë nga zjarri i cili kishte kapluar komplet objektin.
Me ketë rast, vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur ekipet reaguese të njësiteve patrolluese policore ,po ashtu edhe njësitet e zjarrfikësve të cilët edhe kanë lokalizuar zjarrin.
Ky objekt ishte pa ndonjë mbikëqyrje dhe i demoluar terësishtë.Në ketë rast nuk ka të lënduar,ndërsa dëmet materiale nuk dihen me qe objekti veq ishte i dëmtuar më parë (pa dyer dhe dritare).
Lidhur me rast është njoftuar Prokurori i shtetit dhe vendshiqimin ne vendin e ngjarjes e kan kryer Njësiti i Hetimeve të cilët janë duke hulumtuar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e shkaktimit të ketij zjarri.