Digjet një makinë zyrtare në veri të Mitrovicës
Mitrovicë, 10 janar - Një makinë e Qendrës së Paraburgimit është djegur mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës.
Shefi rajonal i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq, ka konfirmuar për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se incidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, në rrugën Vllado Qetkoviq.
Ai ka thënë se hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur.