Digjen tri vetura të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Prishtinë, 27 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se mbrëmë vonë, në parkingun përballë objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, persona të paidentifikuar nga roja e ASK-së, kanë djegur tri vetura të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Veturat janë donacion nga donatorët, që kanë financuar Projektin e Regjistrimit të Popullsisë 2011.
Djegiet janë në pjesën e pasme të automjeteve, por nga djegja totale i kanë shpëtuar rojat e ASK-së dhe UNOPS-it. Përndryshe, tani këto vetura i përkasin tri departamenteve prodhuese në ASK: Departamentit të Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare, Departamentit të Statistikave Sociale dhe Departamentit të Statistikave të Bujqësisë.
Organet e policisë dhe hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.