Digjen sërish dy automjete në veri të Mitrovicës
Mitrovicë, 15 gusht - Dy automjete janë djegur sërish mbrëmë rreth orës 23:00 në veri të Mitrovicës, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.
Automjetet e markës Fijat Stillo dhe Wolsfagen Polo, pronar të të cilave janë Dejan Skoperdiq punëtor i EULEX-it dhe Marko Jovanoviqgardian në burgun e veriut të Mitrovicës, e dyshohet se janë djegur qëllimisht nga persona të panjohur.
Ndryshe, numri i automjeteve të djegura vetëm gjatë tre ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, arrin në katër.