Digjen dy shtëpiza verore në Bjeshkët e Çorovodës
Istog, 12 qershor - Një rast zjarrvënie është regjistruar në Bjeshkët e Çorovodës në komunën e Istogut.
Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura i janë përfshirë nga zjarri dy shtëpiza verore të cilat janë djegur në tërësi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar.