Digjen dy automjete në Pejë
Prishtinë, 20 dhjetor - Sot rreth orës 00:10, policia pranon informacion se në rr. L.Dugagjin në parkingun e kompleksit banesor Jarina në Pejë, dy automjete private,janë djegur si rezultat i zjarrvënës së qëllimshme nga persona ende të pa njohur.
Rasti i parë i zjarrvënjes është raportuar të ketë ndodhur djegëja e veturës tip Mercedes 124, ngjyrë e arit, me targa të Kosovës,dhe pronar i kësaj veture është shtetasi i Kosovës, i përkatësisë etnike shqiptar,V.H.
Rasti i dytë i zjarrvënjes në veturë, është vetura tip BMW- X 6 ngjyrë e zezë, me targa të Kosovës,dhe pronar i kësaj veture është shtetasi i Kosovës i përkatësisë etnike shqiptar P.D.
Dëme materiale janë shkaktuar në këto dy automjete si dhe gjatë djegëses janë dëmtuar edhe xhamat të dy pronave private aty për rreth,ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë zjarrin.
Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz ndërsa vlera e dëmeve materiale të shkaktuara në të dyja rastet nuk është përcaktuar.
Njësitë policore të cilat kanë reaguar në vend ngjarje ende nuk kanë arritur të konstatojnë mënyrën e kryerjes së akteve kriminale të zjarrvënjes.
Hetuesit policor dhe teknikët e kriminalistikës të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në kërkim të provave materiale, nuk kanë arritur që të gjejnë material të dyshuar për të përcaktuar shkaktarin e zjarrit.
Lidhur me zhvillimin e hetimeve të mëtejme, hetuesit policor janë në pritje të raportit nga ekspertët për përcaktimin e shkaktarit të zjarrit.
Policia e Kosovës ka regjistruar rastet si vepër të dyshuar penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm(Zjarrvenje) dhe dëmtim i pronës së luajtshme.
Hetuesit përkatës të rastit janë duke punuar intenzivisht në bashkëpunim me Prokurorin e çështjes për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me ketë rast.