28 Prill 2024

Digjen 2 automjete në Mitrovicë

Mitrovicë, 5 prill - Dy automjete janë djegur mbrëmjen e djeshme në pjesën veriore të Mitrovicës.

Një nga automjetet e djegura e tipit passat ishte në pronësi të prodekanit të një fakulteti të Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë, siç quhet ndryshe, Universiteti me Mësim në Gjuhën Serbe në këtë qytet, kurse automjeti tjetër ishte një kamion, pronë e  Trepçës.

Të dy këto djegie kanë ndodhur pas mesnate. Ndërsa automjet i prodekanit është djegur në oborrin e Spitalit në pjesën veriore të Mitrovicës, kamioni është djegur në garazhin e Kompanisë Trepça, në Zveçan. 

Policia në Mitrovicë nuk është prononcuar deri tani për këto ngjarje. Po ashtu nuk dihen as motivet, as autorët e këtyre akteve.

Këto akte të përsëritura, sidomos javëve të fundit, ndodhën vetëm pak ditë para se të arrihet një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)