18 Janar 2025

Dhurata Hoxha nominohet për ministre të Drejtësisë

Prishtinë, 11 korrik - Përmes një konference për medie, të mbajtur sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetari I PDK-së, Hajredin Kuçi, prezantoi të nominuarën për Ministre të Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha. Këtë nominim, ai e cilësoi si lajm të mirë për Drejtësinë në Kosovë, por edhe vetë PDK-në.

“Kuadër i përgatitur edhe nga arsimimi i saj, por edhe nga përvoja e arritur si këshilltare e ish-Kryeministrit, por edhe tani e Kryetarit të Kuvendit. Në pozicionin e ri znj. Hoxha do ta ngrisë përceptimin për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit”, u shpreh nënkryetari I PDK-së, Hajredin Kuçi.

E nominuara për minstre të Drejtësisë, znj. Hoxha, shprehu gatishmërinë për të vazhduar me reformat në sistemin e drejtësisë.

“Dua të shpreh përkushtimin tim personal që të forcojë lufën kundër korrupsionit, krimit të organizuar duke sforcuar më tutje parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit”, tha Hoxha. Ajo premoti transparencë të plotë gjatë punës së saj, si dhe bashkëpunim me shoqërinë civile.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)