Dhunë familjare në Han të Elezit
Prishtinë, 7 qershor - Një qytetarë nga Hani i Elezit është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që e kishte rrahur bashkëshorten e tij.
Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku tregohet se ky qytetarë kishte qenë i dehur përderisa kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në gjendje te dehur ka sulmuar viktimën femër K-Shqiptare-bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet më tutje në raportin e policisë