29 Dhjetor 2024

Dhuna me baza gjinore e përcjellur me shumë ngecje

Prishtinë, 12 mars - Action for Mothers and Children (AMC), mbështetur nga Canada Fund for Local Intitiatives (CFLI), organizoi tryezën diskutuese me temë “Dhuna me baza gjinore në Kosovë: zingjiri institucional dhe aspektet ngecëse”.

Qëllimi i tryezës ishte të shërbej si platformë diskutimi mes palëve të interesit mbi gjendjen e procesit zingjiror që nga raportimi i dhunës, bashkëpunimi ndërinstitucional, deri te adresimi i rasteve. Pyetja bazë e kësaj tryeze ishte si do të mund të përmirësohej bashkëpunimi ndërinstitucional me synim të uljes së numrit të rasteve të dhunës në Kosovë dhe rehabilitimit të sukseshëm të viktimave. 

Tryeza mblodhi akterët relevant të kësaj fushe sic janë: Policia e Kosovës, Këshilli Prokurorial, Departamenti i Mjekësisë Ligjore – Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjensioni për Barazi Gjinore në kuadër të Zyres së Kryeministrit, Institucioni i Avokatit të Popullit, organizatat e shoqerise civile, etj.

Vlorian Molliqaj, drejtor ekzekutiv i AMC-së theksoi se që nga viti 2013 AMC është duke trajtuar temën e dhunës në baza gjinore me punëtorët shëndetësor, gjegjësisht duke ngritur kapacitetet për identifikimin dhe raportimin e dhunës nga punëtorët shëndetësor. Në te ardhmen AMC planifikon të mbështes dhe fuqizoj edhe akterë të tjerë sic janë shtëpitë e sigurta, linjat e ndihmës, etj.

Adile Shaiqiri, Udhëheqëse e Divizionit të Shërbimeve Sociale - Departamenti i Politikave Sociale dhe Familjes në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale tha: “Disa nga sfidat që i ka ky institucion janë mungesa e buxhetit për shërbime sociale profesionale gjegjësisht mungesa e nje granti specifik dhe mungesa e mbrojtjes së punëtorëve që ofrojnë shërbime sociale.”

Adelina Berisha, Menaxhere e Programit për Adresimin e Dhunës në Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës foli rreth rolit të organizatave jo-qeveritare të grave në luftimin e dhunës në familje. Ndër të tjera theksoi se është e rëndësishme që mekanizmat shtetëror të bëjnë favorizime dhe diskriminim pozitiv për të mbijetuarat/it e dhunës në famije për shembull përmes lehtësimit të procedurave për aplikim për grante për strehimoret, favorizimi në Qendrat e Aftësimit Profesional dhe Zyrat e Punësimit.

Shqipe Gjocaj, prezantoi përmbledhjen e politikave “Dhuna me baza gjinore në Kosovë: zingjiri institucional dhe aspektet ngecëse”. Të gjeturat kryesore të studimit tregojnë se zingjiri ndërinstitucional i trajtimit të dhunës në bazë gjinore është duke ngecur në disa aspekte por më së shumti ngecë pjesa e rehabilitimit dhe riintegrimit të të mbijetuarave. Rekomandimet kryesore të studimit janë: Objektiva për punësimin e viktimave e paraparë përmes Strategjisë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje 2016-2020 duhet trajtuar më me seriozitet dhe përmbushur nga politikëbërësit; Hetuesit policor dhe prokurorët ta zbatojnë obligimin ligjor dhe ta largojnë kryerësin e dhunës nga hapësira banuese ku ka ndodhur dhuna; Në prokurori të ketë psikolog/e kur hartohet përshkrimi i veprës penale; të hapen Qendrat për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale (Rape Crisis Centers); Të vazhdoj specializimi dhe trajnimi i policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve në kontekst të të gjitha formave të dhunës me baza gjinore, përfshi dhunën seksuale, si t’i qasen viktimave të trafikimit, si ta trajtojnë dhunën seksuale ndaj fëmijëve.

Tryeza u mbyll me një diskutim dinamik mes pjesëmarrësve duke theksuar se mungon në praktike zbatueshmëria e procedurave dhe rregullave që janë të parapara në ligje; mungon llogaridhënia institucionale por edhe individuale në rastet kur zyrtarët nuk e kryejnë punën ashtu sic është parapa ligjërisht; Departamentit të Mjekësisë Ligjore i vijnë urdhëresat me vonesë që shpeshë herë egzaminimi i viktimave bëhet i pamundur; e poashtu pjesëmarrësit dhanë edhe rekomandime shumë të rëndësishme. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)