Dhomat e Specializuara nisin informimet javore
Hagë, 23 shtator - Pas informimit të parë javor për median nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) të mbajtur javën e kaluar, DHSK-ja do të organizojë informime javore online për median, çdo të enjte duke filluar nga sot.
Gjatë këtyre informimeve, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës.
Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje.