Dhoma e Apelit anulon kërkesën e Haradinajt
Hagë, 3 qershor - Dhoma e Apelit në Tribunalin e Hagës mori vendim të anulojë kërkesën e mbrojtjes së liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Hardinaj.
Ajo urdhëroi që Prokuroria, përveç dy dëshmitarëve të cilët dështuan të paraqiten në gjykimin autentik, mund të thërras dëshmitarë të ri në ri-gjykimin e pjesshëm, njoftoi ekipi mbrojtës i Haradinajt.
Në njoftim thuhet se vendimi është marr nga shumica në Dhomën e Apelit, me Presidentin e Tribunalit, Gjyqtarin Patrik Robinsion i cili nuk u pajtua me opinionin e shumicës.
Mbrojta e z. Haradinaj tani do të kërkojë që rigjykimi i pjesshëm të fillojë sa më parë që të jetë e mundur, me shpresë brenda pak javësh.