Dhjetë veteranët e luftës 48 orë në ndalim policor
Me qëllim të monitorimit sa më të mirë të situatës, policia përgjatë gjithë kohës ka qenë prezent në lokacionin e sipërshënuar dhe njëkohësisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore.
Protestuesit rreth orës 12:50 kanë filluar të ndërmarrin veprime agresive me ç rast kanë dëmtuar rrethojën e objektit të qeverisë, një veturë, si dhe kabinën që shfrytëzohet për sigurimin e objektit të qeverisë.
Duke parë rrethanat e krijuara policia ka reaguar duke arrestuar 10 protestues ndaj të cilëve me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim nën dyshimin për veprën penale për asgjësimin apo dëmtimin të pasurisë.
Aktualisht ata janë duke u intervistuar dhe ndaj tyre janë duke u kompletuar procedurat e nevojshme.
Protesta është konsideruar e përfunduar rreth orës 13:00.
Informacion shtesë 07.08.2015 - 18:40
Prokurori i shtetit ndaj të gjithë të dyshuarve për veprën penale asgjësim apo dëmtim të pasurisë ka shqiptuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh me qëllim të përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale përpara se rasti ti kaloj gjykatës kompetente.