15 Maj 2024

Dhjetë deri në njëzet të akuzuar për raportin e Martyt

Prishtinë, 23 qershor - ​Eprorë dhe ushtarë të UÇK-së nga zona e Drenicës dhe Dukagjinit, si dhe pjesëtarë të tjerë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë operuar në Rahovec do të përballen prej janarit të vitit të ardhshëm me disa akuza që do të ngritën nga Task Forca Speciale e Hetimeve dhe që do të trajtohen nga Gjykata Speciale për Krime Lufte.
 
Kryeprokurori amerikan Clint Williamson, që po i heton pretendimet e raportit të Dick Martyt, është afër përmbylljes së hetimeve trevjeçare, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

Hetimet kanë rezultuar se nuk ka prova për të dëshmuar dyshimin më të rëndë që kishte bërë në një raport për Këshillin e Evropës ish senatori zviceran Dick Marty.

Ushtarët e UÇK-së nuk kanë bërë trafikim organesh.

Kësisoj do të hidhet poshtë “drama e shtëpisë së verdhë” që ka ndjekur për vite të tëra imazhin e Kosovës dhe luftës çlirimtare.

Megjithatë, gjatë hetimeve, janë gjetur prova për disa krime të kryera nga ish pjesëtarët e kësaj guerile menjëherë pas përfundimit të bombardimeve të NATO-së.

Dhjetë deri në njëzet pjesëtarë të UÇK-së pritet që të jenë të akuzuar në tri akuza që do të ngritën menjëherë pasi që të jetë funksionalizuar Gjykata Speciale. /Tribuna/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)