10 Maj 2024

Dëshmitari kryesor në rastin e Gecëve, ikën nga Kosova

Prishtinë, 9 janar - Ka më shumë se gjashtë muaj që në mbledhjet e Kuvendit Komunal në Skenderaj mungon një këshilltar.

Njeriu që edhe në këto mbledhje gjithnjë ka shkuar me revole në brez nuk po duket më. Jetullah Behrami së bashku me familje ka marrë botën në sy, shkruan \"Express\".

Askush nuk e di ku është ai. Për vendndodhjen e tij nuk dinë as kolegët nga partia e as nga Kuvendi Komunal.

Mirëpo, Behrami që kryeson degën e LDD-së në qytetin e Skenderajt ka gjasa që shumë shpejt të kthehet në Kosovë. Jo për të jetuar, por që të dëshmojë në një rast për krime lufte.

Këshilltari komunal që u bë i famshëm pas deklaratave se frikohet të dalë në qytet pa revole në brez, pohohet të jetë dëshmitar në Rastin e Gecëve që akuzohen për krime lufte.

Nëse aktakuza që është ngritur konfirmohet se Behrami do të jetë dëshmitar kryesor qoftë edhe nga vendi ku është.

Këtë e konfirmon avokati i njërit nga të pandehurit të këtij rasti, Mahmut Halimi.

Avokati që e mbron Rrustem Gecin tha se Jetullah Behrami është njëri nga dëshmitarët e prokurorisë.

“Po, ai person është, e dimë që gjendet diku jashtë vendit, por nuk e dimë ku”, tha Halimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)