Dëshmitari: Hashim Thaçi kontrollonte burgun
Prishtinë, 11 gusht - Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka nisur procesi gjyqësor kundër "grupit të Drenicës". Këtë herë ka dëshmuar "Dëshmitari A".
Ai ka thënë se 12 komandantë të UÇK-së janë përgjegjës për qendrën e ndalimit në Likovc.
Dëshmitari A, teksa iu përgjigj pyetjes së prokurorit Michalczuk se kush e udhëhiqte burgun e Likovcit, ka përmendur mes tjerash edhe emrin e kryeministrit aktual , Hashim Thaçit.
Burgun e kanë udhëheq Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Shaban Shala, Zeqir Demaku, Muharrem Xhemajli, Sahit Jashari, Hashim Thaçi, Sabit dhe Nuhi Geci dhe disa komandantë të tjerë emrat e të cilëve nuk po më kujtohen, tha dëshmitari.
Ai ka shtuar më tej se kur është marrë vendimi për ta pushkatuar, 9 komandantë kanë qenë kundër dhe 3 kanë qenë pro.
"Dëshmitari A", meritën se përse është gjallë ia ka atribuar Nuhi Gecit.
Ndërkohë, procesi është ndërprerë, për të rinisur pas pushimit të drekës.