Dëshmitari D: Sami Lushtaku e mori në pyetje Idriz Rrecin
Prishtinë, 18 nëntor - Në gjykim për krime lufte të Grupit Drenica, Dëshmitari D tregoi se në verën e vitit 1998 ndodhej në odën e Lushtakëve në Prekaz, ndërsa aty sipas tij u soll Idriz Rreci, kryetari i LDK-së për Skenderaj për tu marrë në pyetje.
Dëshmitari D tregoi se nga një ushtar i UÇK-së, teksa qëndronte në odën e Sami Lushtakut është pyetur se ku jetonte Idriz Rreci.
Në verën e vitit 1998 unë isha në Prekaz te Sami Lushtaku në odën e Lushtakëve. Aty erdhën edhe disa ushtarë tjerë të UÇK-së, edhe kanë pyetur se ku jeton Idriz Rreci. Unë ju kam shpjeguar se ku jeton, kanë shkuar dy persona e kanë marrë dhe e kanë sjellë Idriz Rrecin në odë, tha dëshmitari.
Ai më pas i tregoi kryetarit të trupit gjykues Darius Silickit se çfarë i kërkoi Lushtaku Rrecit.
Duhet shkollat me i mbyll menjëherë, shko thuaj atij [Ibrahim Rugovës] se nëse nuk e bën këtë punë kemi me të vra, tha dëshmitari ti ketë thënë Lushtaku Rrecit.
Idriz Rrecaj ishte kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Skenderaj në atë kohë.
Sipas Dëshmitarit D Rreci është pyetur më pas nga Lushtaku se pse po e pengon luftën.
D-jatha se Rreci i ka thënë Lushtakut se po e bën pikërisht të kundërtën.
Luftën unë nuk jam duke e penguar, unë jam duke e përkrahur. Unë kam qenë ushtar i Jugosllavisë dhe atje kam mbajt pushkë-mitraloz dhe nëse ma siguroni një të tillë edhe unë kam me luftu përkrah jush. Ndërsa sa i përket mbylljes së shkollave, unë ato i mbylli vetëm në rast se ma kërkon Ibrahim Rugova, tregoi dëshmitari përgjigjen e Rrecit për Lushtakun, transmeton kallo.com
Dëshmitari shtoi në gjykatore se pas kësaj bisede gjendja në odë u tensionua dhe takimi përfundoi.
Idriz Rreci ende ndodhet në mesin e të zhdukurve.
Para se dëshmitari tu përgjigjej pyetjeve të kryetarit të trupit gjykues Darius Silickit për kreun e LDK-së në Skenderaj, pyetje për Idriz Rrecin i shtroi D-së edhe Gregory Guy Smith, avokat i Sylejman Selimit.
Sith e pyeti dëshmitarin nëse Rreci ka qenë ushtar i UÇK-së, duke i kërkuar përgjigje të shkurtër me fjalët po, ose jo.
Nuk mund të përgjigjem në këtë formë. Ti nuk po më len me elaboru, tha dëshmitari.
Pasi e pyeti dëshmitarin edhe për disa persona se a i njihte dhe a kanë qenë anëtarë të LDK-së duke marrë përgjigjen nga D-ja se disa i njihte e disa jo, Gregory Guy Smith përfundoi marrjen në pyetje të këtij dëshmitari ë mbrojtur. Seanca është duke vazhduar.
/kallo.com/