Dëshmitari A: Nga rrahjet nuk mund të bëj seks
Prishtinë, 9 korrik - Dëshmitari A nuk mund të kryejë më marrëdhënie seksuale. Ky dëshmitar që po dëshmon në rastin Grupi i Drenicës I, ka thënë se në Likoc iu dëmtuan organet gjenitale.
Kam plagë të hapur në organet gjenitale. Nuk jam i aftë me ba marrëdhënie seksuale dhe i bëj thirrje prokurorisë së EULEX-it që ti vërtetojë edhe sot këto gjëra, tha dëshmitari nëpërmjet videolinkut.
Por prokurori Michalczuk tha se nuk ka nevojë të bëhet verifikimi i këtyre lëndimeve, ngase prokuroria sipas tij ka dëshmi për to.
Në pyetjen e prokurorit, Cezary Michalczuk, se a ka ende plagë tjera që shihen nga lëndime që i kanë mbetur nga keqtrajtimet në Likoc, Dëshmitari A duke treguar detajisht lëndimet e pësuara, tha se ato vërehen në shumë pjesë të trupit.
Kam plagë në krahun e majtë, syrin e djathtë të dëmtuar, me veshin e majtë dëgjoj shumë pak. Nga tre brinjë të thyer si në anën e majtë ashtu edhe në të djathtën, shpjegoi dëshmitari. /Tribuna/