15 Janar 2025

Dëshmitarët të pambrojtur në Kosovë

Prishtinë, 20 qershor - Kosova vazhdon të mbesë vend i pasigurt për dëshmitarët e mbrojtur. frikësimi deri në eliminim i dëshmitarëve ka ndikuar që shpeshherë dëshmitarë në raste të ndryshme të tërhiqen.

Siguria e tyre pritet të riaktualizohet me themelimin e Gjykatës Speciale.

Edhe avokatë, që kanë qenë të përfshirë në proceset e ish-ushtarëve të UÇK-së, e pranojnë mossigurinë që dëshmitarët kanë në Kosovë dhe jashtë saj.

Në procese të ndryshme gjyqësore ata kanë ndërruar deklaratat, duke mohuar atë që kanë thënë në deklaratën e parë për shkak të kërcënimeve që kanë marrë.

Madje, frikësimi deri në eliminim i dëshmitarëve ka ndikuar që shpeshherë dëshmitarë në raste të ndryshme të tërhiqen.

Mos mbrojta e dëshmitarëve ka bërë që shumë raste të krimit të organizuar dhe krimeve të luftës të mbesin të pazbardhura. Këtë e thonë ekspertë të çështjes së sigurisë, avokatë dhe përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shkruan Zëri.

/Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)