12 Janar 2025

Dëshmitarët merrnin para të panjohura

Prishtinë, 16 korrik - Gazmend Zariqi ishte dëshmitar i radhës të martën në rastin e pasaportave. Zariqi që ka një kompani ndërtimi ka treguar se e njihte të akuzuarin Fisnik Blakaj dhe se me të kishte biseduar për renovimin e zyrës së të akuzuarit.

Ai ka thënë se i kishte dërguar një ofertë 27 mijë e 55 euro për ta bërë këtë renovim.

Dëshmitari Zariqi po ashtu ka thënë se ai kishte blerë tërë materialin për renovim të objektit të të akuzuarit, mirëpo komuna e Prishtinës nuk i kishte dhënë leje për ta bërë këtë renovim dhe në këtë mënyrë, sipas dëshmitarit, i tërë materiali kishte shkuar në një autolarje në Fushë Kosovë.

Zariqi ka pranuar që Fisniku ia kishte kthyer atij të hollat në vlerë prej 7 mijë euro, nga Kompania Eu Consulting, por nuk i kishte interesuar ta dinte se pronë e kujt ishte kjo kompani.

/Tribuna/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)