Dëshmitarë të Gjykatës Speciale transferohen jashtë Kosovës
Mësohet se këta dëshmitarë të mbrojtur janë nga rajoni i Drenicës, Lipjanit e Shtimes.
Ata konsiderohen dëshmitarë të rëndësishëm të Prokurorisë mbi dëshmitë e të cilëve pretendohet të vërtetohen krimet e supozuara të të akuzuarve të ardhshëm pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Autoritetet kosovare nuk janë të përfshira fare në transferimin dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Bile as që janë të njoftuar zyrtarisht se shtetas kosovarë janë larguar në drejtim të vendeve të tjera.
Në Task Forcën Speciale për hetimin e pretendimeve që dalin nga Raporti i Këshillit të Evropës kanë thënë se nuk e mohojnë e as nuk e pohojnë transferimin e disa dëshmitarëve nga Kosova.
/Koha Ditore/