18 Janar 2025

Dërguti zgjedhet kryeprokuror i Apelit, kurse Millaku i Speciales

Prishtinë, 16 shtator - Është mbajtur takimi i njëqindenjëzet i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka zgjedhur Haxhi Dërgutin kryeprokurorë të Prokurorisë së Apelit dhe Reshat Millakun Kryeprokurorë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Zgjedhjes së dy kryeprokurorëve i ka paraprirë raportimi i kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, njëherësh Kryetar i Komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve për kryeprokurorë të këtyre dy prokurorive.

Gjatë këtij takimi, Koordinatori Kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike, Shqipdon Fazliu, ka raportuar para anëtarëve të Këshillit Prokurorial për punën e Koordinatorit për periudhën prill - qershor 2016, ku pas raportimit, anëtarët e KPK-së miratuan raportin 3 mujorë të Koordinatorit.

Po sot, anëtarët e KPK-së, kanë aprovuar raportin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e prokurorëve të shtetit, njëherit duke bërë disa avancime dhe transferimet të prokurorëve.

Anëtarët e KPK-së, kanë avancuar në Departamentin për Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë prokurorët: Bukurije Gjonbalaj, Fitore Sadikaj, Ibrahim Berisha, Javorka Prlinćevič dhe Kujtim Munishi – nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Ndërsa, kanë avancuar në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Prishtinë: Sebahate Hoxha dhe Gjejrane Alaj.

Po ashtu, anëtarët e KPK-së avancuan në Departamentin për Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Pejë prokurorin e kësaj prokurorie, Ardian Hajdaraj.

Ndërsa, prokurori Arian Gashi është transferuar nga Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, në Departamentin për Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Anëtarët e KPK-së, diskutuan dhe aprovuar raportin e Komisionit për mbikëqyrjen e Njësitit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, duke përfshirë këtu sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Po sot, anëtarët e KPK-së caktuan zyrtaren e Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorëve, Ismije Maxhuni, Koordinatore për emërim, transferim dhe avancim të prokurorëve të shtetit.        

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)