Dërgohet në paraburgim deputeti Ismajl Kurteshi
Në po këtë ditë në Kuvendin e Kosovës ishte thirrur seancë, por ata që komandojnë policinë e Kosovës nuk kanë dashur ta lejojnë deputetin Kurteshi të ushtrojë detyrën e tij, për të cilën e kanë deleguar votuesit.
Kurteshi është dërguar në paraburgim në Lipjan, ku sipas Vetëvendosjes po mbahet pa të drejtë.
\"Ismajl Kurteshi po përndiqet politikisht, bashkë me deputetë e aktivistë të tjerë të opozitës. Ne nuk do të ndalemi së protestuari deri sa përndjekja e deputetëve dhe shtypjae opozitës të përfundojë.\"
\"Aksioni jonë është qytetar, qëllimet tona janë të drejta. Nuk po kërkojmë asgjë përveç të mirës së përgjithshme të Kosovës, dhe askush nuk duhet të përndiqet e të arrestohet për këtë.\"
\"Lironi Ismajl Kurteshin, lironi aktivistët dhe deputetët e tjerë\", thekson Vetëvendosje.