Deportohet Aleksander Vulin
Prishtinë, 7 shtator - Me urdhër të Qeverisë së Republikës së Kosovës sot i është ndërprerë vizita në vendin tonë Aleksandër Vulin.
Arsyeja e ndërprerjes së vizitës është bërë për shkak se Vulin ka bërë devijim të agjendës dhe nuk i është përmbajtur agjendës e cila paraprakisht ishte e miratuar nga organet përkatëse të Republikës së Kosovës.
Njësitet policore të rajonit të Mitrovicës kanë bërë përcjelljen e Aleksandër Vulin, dhe i njëjti përmes pikë-kalimit kufitar në Merdare është deportuar për në Serbi.
Në ora 14:18 është kryer procedura e deportimit në pikë-kalimin kufitar në Merdare.
Me aprovim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte e paraparë që Aleksandër Vulin do të qëndronte dy ditë (06-07 shtator 2012) në vendin tonë ku do të zhvillonte vizita religjioze në rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës.